'Exomars' mund të ketë shpërthyer pas futjes në atmosferën e Marsit

  • 23 October 2016 - 21:08
'Exomars' mund të ketë shpërthyer pas futjes në atmosferën e Marsit

Duket që roboti për aderim 'Schiaparelli' është përplasur në sipërfaqen e Planetit Mars, pasi që sistemi i tij ka dështuar. Fati i robotit, që është ndarë nga 'ExoMars Trace Gas Orbiter' para disa ditësh, për ta filluar zbarkimin e vet në atmosferën e Plantit të Kuq, është parë i përplasur, falë fotografive që janë dërguar nga 'Mars Reconnaissance Orbiter' i NASA-s, transmeton gazeta Kosova Sot.

Në fotografi mund të shihet parashuta e robotit për aderim që qëndron në sipërfaqen e Marsit, si dhe një gropë e zezë, ku besohet të jetë përplasur roboti, që në atë moment ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi prej 300 kilometra në orë. Ende nuk dihet se çka e ka shkaktuar incidentin, megjithatë shkencëtarët mendojnë që 'ExoMars' mund të ketë shpërthyer pas kontaktit me atmosferën marsiane.

(Kosova Sot)