A na pret një periudhë e re e akullt pas 15 vjetësh?

  • 26 October 2016 - 08:21
A na pret një periudhë e re e akullt pas 15 vjetësh?

T oka është duke shkuar me të shpejtë kah një periudhë e re e akullit, e cila, sipas disa ekspertëve, do të fillojë vetëm 15 vjet prej tani. Ata thonë se një aktivitet kaq i ulët i Diellit, sikur që vërehet tani, nuk është vërejtur që nga mini epoka e akullit, e cila ndodhi midis viteve 1645 dhe 1715 - një periudhë e cila njihet me emrin "Maunder Minimum" gjatë të cilës tërë lumi i Temzës ishte ngrirë,raporton Gazeta Kosova Sot

Një model i ri ua ka mundë- suar shkencëtarëve që ta parashikojnë aktivitetin diellor me një saktësi më të madhe, sesa më parë dhe ai sugjeron se aktiviteti magnetik do të bjerë për 60% midis viteve 2030 dhe 2040. Ky model bazohet te cikli 11 vjetor i Diellit, periudha e cila nevojitet që të luhatet aktiviteti magnetik. Ky cikël është hetuar për herë të parë para rreth 173 vjetësh.

(Kosova Sot)