Fantazmat merren me pastrime?!

  • 26 October 2016 - 21:50
Fantazmat merren me pastrime?!

Pamjet nga kamerat e vëzhgimit kanë treguar objektet që lëvizin vetë, nga një forcë e paparë. Kafeneja "Chapel House" në "Ruiton Street" në Dadli të Anglisë edhe më parë ka qenë e njohur për fenomene paranormale, transmeton gazeta Kosova Sot.

Menaxherja e kësaj kafeneje, Katie Round bashkë me të fejuarin e saj, Ben Parkes, tanimë kanë përjetuar disa incidente të pashpjegueshme përkundër asaj se këtë kafene ka vetëm rreth nëntë javë që e kanë blerë. "Të premten e kaluar, një gotë që gjendej në raft, ra poshtë dhe më goditi fort në gjoks", thotë Ben. "Ndonjëherë mund të dëgjosh hapat që ngjiten shkallëve, por që më pas thjesht, menjëherë ndalen". Por, ngjarja më e frikshme në të cilën ka hasur ky çift, ka të bëjë me incizimin e kamerës së sigurisë, ku pajisjet për pastrimin e dyshemesë shihen duke lëvizur vetvetiu. 

(Kosova Sot)