Nazistët, meritorë për pamjen e parë të tokës nga gjithësia

  • 26 October 2016 - 21:55
Nazistët, meritorë për pamjen e parë të tokës nga gjithësia

Shtatë dekada më parë, shkencë- tarët në Nju- Meksiko bënë fotot e para të planetit tonë nga gjithësia. Këto fotografi sot mund të mos duken kushedi çka, por gjatë viteve 1940 ato paraqisnin një të arritur të madhe. Shkencëtarët ia kishin dalë kësaj duke ngjitur një kamerë në një raketë balistike naziste V-2 dhe duke e lansuar atë 65 milje në qiell, transmeton gazeta Kosova Sot.

Duke bërë fotografi çdo 90 sekonda, raketa qëndroi në hapësirë për vetëm disa minuta, para se të kthehej për të rënë në Tokë dhe për t'u përplasur me një shpejtësi prej 547 km/h. Falë një kutie të veçantë të çelikut, fotografitë e bëra i mbijetuan këtij udhëtimi të rrezikshëm. Këto fotografi zgjuan një interesim dhe entuziazëm të madh. Inxhinieri Clyde Holliday, i cili e bëri këtë kamerë, thoshte se pamjet tregonin si do ta shihnin Tokën alienët, kur të vinin me anijet e tyre kozmike.

(Kosova Sot)