Studiuesi i UFO-ve sikur ta kishte parashikuar vdekjen e vet

  • 26 October 2016 - 23:18
Studiuesi i UFO-ve sikur ta kishte parashikuar vdekjen e vet

Kërkuesi shkencor britanik dhe mbështetësi i teorive të konspiracionit, i cili ishte për vizitë në Poloni, për ta mbajtur një ligjëratë rreth UFO-ve, është gjetur i vdekur vetëm pak ditë pas dërgimit të tekstit rrëqethës nënës së tij, transmeton gazeta Kosova Sot. 

Max Spiers, 39 vjeç, kishte filluar që të bënte emër në fushën e kërkimeve alternative, sidomos në temën e UFO-ve dhe aktiviteteve mbuluese qeveritare. Ai kishte filluar të shqetësohej se, për shkak të kërkimeve që i bënte, kishte filluar t'i pengonte dikujt, i cili nuk donte që këto informata të bëheshin publike. Me anë të një teksti rrëqethës dërguar nënës së tij, Vanessa Bates, pak ditë para se të vdiste, Spiers kishte shkruar: "Unë, djali yt, jam në telashe. Nëse më ndodhë diçka, bëni hetime". Trupi i pajetë i Maxit u gjet vetëm katër ditë më pas në Varshavë të Polonisë. Ishte vlerësuar se ai kishte vdekur "nga egjeli" edhe pse në trupin e tij nuk ishte bërë asnjë vlerësim pas vdekjes, transmeton gazeta Kosova Sot.

Kush ishte Max Spiers

Max ishte nga Kanterburi, Angli dhe ia kishte dalë që të bënte karrierë nga kërkimet e tij në lidhje me fenomenet e pashpjegueshme të UFO-ve dhe rreth aktiviteteve qeveritare që kanë për qëllim maskimin e ndodhive të tilla. Tash vonë ai kishte filluar të nxirrte në pah rrenat e shumë figurave të njohura në politikë, biznes dhe argëtim. Ai kishte filluar një blog me titullin "Aty ku e vërteta takon zemrën", ku postonte mendimet, idetë dhe kërkimet e veta. Në pajtim me bindjet e tij të patundura rreth ekzistimit të jashtëtokësorëve, ai kishte shkruar: "Ne jemi duke marrë lloje të ndryshme të diturisë nga mjeshtrit, jashtëtokësorët dhe qeniet engjëllore ekstradimensionale. Sa më shumë që të aftësohemi që ta dëgjojmë atë zë të dobët brenda nesh, aq më shumë do të jemi në harmoni me ndryshimet që ndodhin rreth nesh, duke u çliruar nga kjo formë e kontrollit".

A dinte Max ndonjë gjë të cilën pushtetarët nuk donin që ta bënin publike?

Për shkak të vdekjes së tij misterioze dhe mënyrës sesi ishte vepruar në rastin e tij, shumë nga pasuesit online të Max-it janë të bindur se ai ishte vrarë nga agjentët qeveritarë. Edhe pse kjo, në këtë moment, nuk mund të thuhet me saktësi, kjo nuk do të ishte hera e parë që njerëzit të besojnë se "qeveria nën hije" mban përgjegjësinë për aksidente të tmerrshme dhe për vdekje të dyshimta, "nga shkaqe natyrore" të njerëzve të cilët tërë jetën e tyre ishin munduar të nxirrnin në dritë të vërtetat rreth temave të ndryshme kontroverse. Sipas "Yahoo News", një ekzaminim post-mortem ishte bërë nga një patolog në Kentin lindor, por e ëma e të vdekurit, Vanessa, thotë se, përkundër asaj se kanë kaluar më shumë se dy muaj, ajo nuk ka marrë asnjë rezultat të autopsisë. Një burim i policisë ka thënë se ky rast është "në fazat e hershme" të hetimeve. Nëse edhe ju jeni ithtarë të teorive të konspiracionit dhe të ideve rreth ekzistimit të alienëve, atëherë shpërndajeni lajmin rreth fundit tragjik të Max-it, pa pasur frikë, në mënyrë që e vërteta të dalë në shesh.

(Kosova Sot)