Shpirti i ushtarit të vdekur terrorizon ekspertët

  • 27 October 2016 - 08:17
Shpirti i ushtarit të vdekur terrorizon ekspertët

Shpirti i një ushtari të vdekur terrorizon ekspertët paranormalë në një burg të braktisur ku ishin ekzekutuar me dhjetëra të burgosur. Fotot e bëra në "Crumlin Road Gaol" në Irlandën Veriore, tregojnë atë që duket si një dritë që rri pezull në një korridor,raporton Gazeta Kosova Sot

Burgu "Crumlin Road Gaol" në Irlandën Veriore ishte hapur në vitin 1845 dhe ka qenë vend i shumë ekzekutimeve - duke bërë që shpirtrat të mbesin të burgosur në atë ndërtesë. Që nga koha kur burgu mbylli dyert e veta në vitin 1996, kanë filluar që të raportohen gjëra të frikshme, ku më pas filluan që të mbaheshin turne të rregullta brenda qelive ku ishin bërë ekzekutimet. Sipas "gjuetarëve të fantazmave" në këtë ish burg mund të dëgjohen rregullisht rrapëllima të dyerve, si dhe zëra meshkujsh dhe femrash, që kërkojnë ndihmë. 

(Kosova Sot)