Në një mal irlandez rritet një kryq misterioz kelt

  • 28 October 2016 - 23:19
Në një mal irlandez rritet një kryq misterioz kelt

Si ka mundur të bëhet kjo? Këtë pyetje me gjasë ia kanë shtruar vetes udhë- tarët që fluturonin në aeroportin e qytetit Deri. Në Qarkun Donegul, në një mal, u vërejt një pjesë e malit që ngjante krejtë- sisht me një kryq kelt. Ky kryq, që përbëhet nga mijëra drurë, është rritur në mënyrë sekrete për vite të tëra,raporton Gazeta Kosova Sot

Ai u bë i dukshëm vetëm sivjet, për shkak të thatësisë së madhe të cilën është duke e përjetuar Irlanda. Bëhet me dije se autor i këtij kryqi është bujku me emrin Liam Emmery, i cili ka vdekur në vitin 2010. Emmery e kishte bërë këtë vepër duke mbjellë lloje të ndryshme të drurëve, me qëllim të krijimit të këtij simboli, i cili është njëri ndër simbolet më të vjetra dhe më të përhapura në Irlandë. Ishin të paktë ata që kishin qenë në dijeni të planeve të Emmery-s. 

(Kosova Sot)