Kiliani zbulon mbetjet e krijesave mitike

  • 29 June 2015 - 18:01
Kiliani zbulon mbetjet e krijesave mitike

Besohet se një fermer në Kili ka gjetur mbetjet e dy krijesave të çuditshme mitike, për të cilat thuhet që kanë qenë gjakpirëse.

Javier Prohens, fermeri i cili e ka bërë këtë zbulim të çuditshëm, ka thënë: “Kam qenë bashkë me një ndihmës timin, i cili u pati frikësuar shumë në momentin kur i kishte vërejtur krijesat. Në fakt, ka qenë ai i pari që i kishte parë ato mbetje”.

Fillimisht, ata kishin menduar që mbetjet ishin të lakuriqëve të ngordhur, mirëpo pas inspektimeve të mëtejme e kishin vërejtur që ishin mbetjet e krijesave mitike.

“Fillimisht, patëm menduar që ishin lakuriqë, mirëpo pasi që i patëm shikuar më mirë e patëm vërejtur që kokat e krijesave ishin shumë të mëdha për të qenë lakuriqë”.

‘Chupacabra’, që njihet si “gjakpirëse e dhive”, në Kili është një krijesë mitike, e cila besohet të jetë përgjegjëse për zhdukjen e mijëra dhive në këtë vend. 

(Kosova Sot)