14 nxënës pushtohen përnjëherësh në Filipine

  • 29 June 2015 - 18:03
14 nxënës pushtohen përnjëherësh në Filipine

Një dukuri e pazakontë ka ngjarë me nxënësit e një shkolle të mesme në Filipine, ku një numër i madh nxënësish kanë rënë përnjëherësh pa ndjenja. Fenomeni besohet të ketë filluar kur njëri nga nxënësit kishte bërtitur më të madhe, para se të rrëzohej për toke, duke u përcjellë më pas edhe nga nxënësit e tjerë.

Shumica e nxënësve më pas janë dërguar tek Frederick Kriekenbeek, i cili është i njohur si performues i aktit të ekzorcizmit.

Zotëri Kriekenbeek, pas kontrollimit të nxënësve, ka thënë: “Në shikim të parë ky duket sikur pushtim në masë. Njëri nga nxënësit pretendon që ka parë një djalë të vogël, i cili kishte ndërruar jetë kohë më parë dhe si pasojë e kësaj eksperience kishte rënë pa ndjenja përtokë. Edhe të tjerët, të cilëve u ka rënë të fikët, pretendojnë të kenë parë të njëjtin djalosh”.

(Kosova Sot)