Gjendet kufoma nën shtratin e motelit, pesë vjet pas vdekjes

  • 30 June 2015 - 11:15
Gjendet kufoma nën shtratin e motelit, pesë vjet pas vdekjes

Nga Nju Xhersi kanë ardhur lajme të çuditshme dhe rrëqethëse. Policia ka bërë të ditur se ka zbuluar kufomën e një femre të re nën një shtrat të motelit, ku beson se kufoma ka qëndruar të paktën pesë vjet. Pronarët e motelit kanë kërkuar që të mos përmendet emri i tyre, e as emri a adresa e motelit, për shkaqe të njohura. Thuhet se kufoma ishte gjetur nga një mysafir i motelit.

“Më ra telekomanda e TV-së dhe u përkula ta merrja. Kur shikova nën shtrat, çka të shihja? Ishte një pamje si e filmave horror”, thotë Aaron Silver, mysafiri që ishte vendosur në atë dhomë. Pronarët e hotelit kanë thënë se çdo ditë i pastrojnë dhomat, por “nuk është politikë e motelit, që pastrueset të kontrollojnë nën shtrat”. A keni dëgjuar ju ndonjëherë një arsyetim më të marrë? Nuk e besojmë!  (Kosova Sot)