A kanë shpirtrat gjini?

  • 30 June 2015 - 17:05
A kanë shpirtrat gjini?

Është e vërtetë se në fillim, respektivisht në botën e shpirtrave, nuk ka dallime gjinore. Një shpirt nuk është as mashkull, e as femër.

Por, kur shpirti zbret në botën materiale, ai merr një polaritet mashkullor, apo femëror, apo “yin” dhe “yang” sipas terminologjisë kineze, për shkak se realiteti fizik manifestohet në dualizëm. Me fjalë të tjera, asnjë shpirt nuk mund të ekzistojë në universin material, përpos në formë ose të “yin”-it, ose të “rang”-ut. Pra, nëse një person lind si mashkull, rritet dhe vdes, atëherë vetëdija e tij do të jetë ajo e përkatësisë ndaj gjinisë mashkullore, meqë i tillë ishte derisa ishte në Tokë. Ai nuk transformohet në një qenie seksualisht neutrale, sikur që janë engjëjt, meqë familjarët dhe miqtë e njohin në bazë të gjinisë së tij. Ata që besojnë në reinkarnim, thonë se personi mund të zgjedhë, apo edhe i imponohet, që herë të lindë si mashkull, e herë si femër, derisa ta arrijë përsosmërinë, kur mund t’i bashkohet Zotit.

(Kosova Sot)