Detyrohen ta lënë shtëpinë, faji i merimangave

  • 30 June 2015 - 19:33
Detyrohen ta lënë shtëpinë, faji i merimangave

Në fillim dukej se Brian dhe Susan Trost nuk mund të ishin më të lumtur pasi që kishin blerë shtëpinë e re, prej 450,000 dollarësh, me pamje kah një fushë e golfit në Ueldon Spring, Misuri. Por, nuk vonoi shumë dhe gjërat morën një kah negativ. Çifti bashkëshortor vërejti se në atë shtëpi, përpos tyre, jetonin edhe disa merimanga, shumë merimanga. Ato filluan të dilnin gjithandej, sikur të ishin fshehur prapa mureve. Bile, filluan të piknin edhe nga tavani. Përkundër faktit se ata i thirrën dy kompani të dezinsektimit, merimangat nuk u larguan, përkundrazi, numri i tyre vetëm sa vinte duke u shtuar. Nuk kishte mbetur rrugëdalje tjetër, pos që ta lëshonin shtëpinë. Të dëshpëruar, familjarët Trost bënë me dije se do ta padisnin ish pronarin e shtëpisë, i cili nuk iu kishte treguar se çfarë befasie i priste. Sipas një vlerësimi, në atë shtëpi kishte rreth 6000 merimanga. (Kosova Sot)