Jashtëtokësori gjigant kërcënon një grua!

  • 30 June 2015 - 22:49
Jashtëtokësori gjigant kërcënon një grua!

Hannah Somech ishte zgjuar, pasi që kishte dëgjuar lehjet e qenit të saj. Ajo kishte zbritur në kuzhinë nga dhoma e saj, e cila gjendej në katin e sipërm dhe përmes dritares kishte parë qenin e saj teksa fluturonte dhe më pas ishte përplasur me një mur. E tronditur nga kjo ngjarje, ajo kishte hapur derën, mirëpo ishte ballafaquar me një mur të padukshëm, i cili ia kishte pamundësuar asaj që të lëvizte më tutje. Ajo më pas kishte vërejtur një gjigant, i cili ishte rreth 2 metra e gjysmë dhe në atë moment në kohë i sillej pyetja nëse ajo krijesë ishte ndonjë hajdut. Më pas ajo e kishte pyetur se çka kishte bërë ai me qenin e saj, ndërsa ai në mënyrë telepatike, pa i lëvizur buzët i ishte përgjigjur: ‘Ai më shqetësonte ashtu siç jeni duke bërë ju tani. Unë mund t’ju përplas edhe juve, mirëpo nuk dua, andaj më lini të qetë’. Ajo më pas kishte vrapuar për ta zgjuar burrin e saj, mirëpo kur ata dy ishin kthyer në oborr, gjigandi ishte zhdukur, e tëra që kishte mbetur ishin shenjat e këmbëve të tij. (Kosova Sot)