Tregime të vërteta të njerëzve që kanë lindur sërish pas vdekjes

  • 01 July 2015 - 11:10
Tregime të vërteta të njerëzve që kanë lindur sërish pas vdekjes

Ekzistojnë shumë besime të hinduizmit, të cilat shkenca nuk i pranon. Njëri nga ato besime është edhe lindja e sërishme, apo reinkarnacioni.

Rasti i Nirmalit

Ky incident ka ndodhur në vitin 1950. Një banor i fshatit Kosikala, Nirmali, i biri i Bholenathit, kishte vdekur nga lia. Një vit më pas, në vitin 1951, në shtëpinë e B L Washarneyt, nga fshati Khata, kishte lindur një djalë. Atij ia lanë emrin Prakash. Kur ai mbushi katër vjet e gjysmë, papritmas filloi t'iu thoshte të gjithëve se ai jetonte në fshatin Kosikala dhe se emri i tij është Nirmal. Ai insistonte se dëshironte të kthehej në shtëpinë e tij të vjetër.

Për t'ia bërë me dije Prakashit se ai nuk kishte asnjë lidhje me fshatin Kosikala, xhaxhai i tij e çoi një ditë në atë fshat. Por, pasi që arriti në fshatin Kosikala, Prakashit filluan t'i kujtoheshin gjërat e vjetra. Fatkeqësisht, Prakash nuk mund ta takonte babanë nga jeta paraprake, Bholenath Jain.

Prindërit e tij aktualë donin që Prakash t'i harronte të gjitha rreth së kaluarës së tij, por ata kurrë nuk ia arritën kësaj. Në vitin 1961, Bholenath Jain rastësisht vizitoi fshatin Khata Village. Këtu ai dëgjoi se një djalë me emrin Prakash, thotë ta ketë takuar të birin e Bholenathit, Nirmal. Për këtë shkak, Bholenath vizitoi familjen Washarney. Pasi që e pa të atin nga jeta paraprake e tij, Prakash menjëherë e njohu atë dhe iu afrua. Ai i tregoi atij shumë incidente të cilat i dinin vetëm Bholenath dhe Nirmal.

Image

Agra

Ky rast ka ndodhur në Agra. Këtu jetonte P N Bhargav, që ishte zyrtare e postës. Kur kishte vetëm dy vjet, vajza e quajtur Manju filloi të thoshte se kishte dy shtëpi. Në fillim askush nga familja e saj nuk i besonte, por sa herë që Manju kalonte pranë një shtëpie të madhe në Dhuliyaganj, Agra, ajo thoshte se aty ishte shtëpia e saj.

Një ditë Manjun e quan në atë shtëpi. Pronari i shtëpisë ishte Prakashsingh Chaturvedi. Aty Manju tregoi shumë raste, të cilat i dinin vetëm familjarët e Chaturvedi-t. Më pas u konstatua se halla e Prakashsinghut, e cila kishte vdekur në vitin 1952, kishte rilindur sërish si Manju.

Image

Rasti i Rajulit

Në vitin 1960, Pravin Chandra-s i lindi një vajzë. Ata e pagëzuan atë Rajul. Kur ajo mbushi tri vjet, filloi të tregonte ngjarje nga jeta paraprake, kur jetonte në distriktin Junagarh district. Ajo thoshte se emri i saj në jetën paraprake ishte Geeta. Familjarët i injoronin këto fjalë të saj, por kur gjyshi i saj, Vajubhai Shah, mori vesh për këtë, ai filloi ta studionte tërë çështjen.

Pas shumë hetimeve, ai arriti të kuptonte se një banor i fshatit Junagarh, Gokuldas Thakkar, kishte humbur të bijën  Geeta në tetor të vitit 1959. Asokohe ajo kishte vetëm dy vjet e gjysmë. Në vitin 1965, Vajubhai Shah u rikthye në Junagarh bashkë me Rajulin dhe u takua me familjen Thakkar.

Image

Rasti i vitit 1956

Ky rast ndodhi në vitin 1956. Një djalë i lindur në familjen Gupta në Delhi quhej Gopal. Kur Gopal u rrit, ai thoshte se emri i tij nga jeta paraprake ishte Shaktipal dhe se ai ishte nga Mathura. Ai thoshte se kishte tre vëllezër dhe ishte njëri nga vëllezërit e tij që e kishin vrarë. Ai thoshte se në Mathura kishte po ashtu një dyqan mjekësor, të quajtur ‘Sukh Sancharak’.

Pasi që i dëgjoi të gjitha këto, i ati i tij u mundua që t'i vërtetonte këto pohime, duke kërkuar ndihmën e miqve. Si mori vesh se Shaktipal, i cili ishte pronar i dyqanit ‘Sukh Sancharak’, me të vërtetë ishte vrarë nga njëri nga vëllezërit e tij. Kur familja e Shaktipalit mori vesh rreth Gopalit, halla dhe gruaja e tij e vizituan atë.

Gopal i njohu që të dyja ato, e kur u dërgua në Mathura, ai njohu edhe dyqanin e edhe fëmijët.

Image

(Kosova Sot)