Gruaja pas operacionit të tru, lexon emocionet e të tjerëve

  • 01 July 2015 - 12:53
Gruaja pas operacionit të tru, lexon emocionet e të tjerëve

Një femër, e cila i është nënshtruar një operacioni në tru, tani është në gjendje që t’i kuptojë ndjenjat e të tjerëve. Gruaja, e cila është bërë e njohur vetëm si ‘Susan’, ka vuajtur nga sulmet e shpeshta të epilepsisë përgjatë një pjese të madhe të jetës së saj, ndërsa, kur kishte shkuar tek doktori, ata i kishin larguar një pjesë të trurit, e cila ka qenë e lidhur me simptomat e epilepsisë.

Kjo, jo vetëm që ka funksionuar, mirëpo, pak kohë pasi që kishte dalë nga operacioni, ajo e ka kuptuar që është në gjendje të kuptojë ndjenjat dhe emocionet e njerëzve që gjenden afër saj. Rasti i saj është vëzhguar nga një ekip francez, i udhëhequr nga Aurélie Richard-Mornas, i cili ka ndërmarrë një seri testesh e eksperimentesh për ta vërtetuar gjendjen në të cilën ndodhet Susan-a.

Ata kanë ardhur në përfundim që, si pasojë e operacionit, ajo jo vetëm se është shëruar nga sëmundja që e kishte munduar aq gjatë, mirëpo ka zhvilluar edhe një dhunti të veçantë, e cila është zhvilluar si rrjedhojë e largimit të pjesës së trurit.  (Kosova Sot)