Një familje nga Teksasi e zë Çupakabran?

  • 01 July 2015 - 14:31
Një familje nga Teksasi e zë Çupakabran?

Jackie Stock dhe burri i saj, Arlen Parma, kanë zënë një kafshë të çuditshme, pa qime, në vendbanimin e tyre, në Retklif. Ata e zunë këtë kafshë, të ngjashme me qenin, pasi që Parma e pa në pronën e tyre, në Teksas. "Ai më thirri që ta shikoja, kurse unë i thashë se krijesa ngjante me çupakabran”, thotë Stock.

Agjencitë lokale të lajmeve mezi pritën ta transmetonin lajmin se ishte zënë një krijesë, që mund të ishte çupakabra legjendare, një katërkëmbësh mishngrënës që konsiderohet përgjegjës për masakrimin e shumë kafshëve të blegtorëve gjatë disa dekadave të fundit. Kjo nuk është hera e parë që raportohet zënia, apo vrasja e një çupakabre. Në rastet e deritashme, më pas ishte parë se bëhej fjalë për qen, mace, apo krijesa të tjera, të cilave iu kishin rënë qimet për shkak të sëmundjes.

(Kosova Sot)