A është bërë ky çekiç 100 milionë vjet më parë?

  • 01 July 2015 - 14:33
A është bërë ky çekiç 100 milionë vjet më parë?

Në London të Teksasit, në vitin 1934, ishte gjetur një çekiç, i rrethuar me një gur, që ishte formuar rreth tij. Guri rreth çekiçit u konstatua se ishte më shumë se 100 milionë vjet i vjetër, gjë që bënte me dije se çekiçi ishte bërë para se të ekzistonin njerëzit. Ka shumë mistere që e rrethojnë të ashtuquajturin “çekiç të Londonit”.

Carl Baugh, i cili është pronar i këtij artefakti, ka thënë se ai është testuar nga laboratori “Battelle” në Ohajo, në të njëjtin laborator ku ishin testuar gurët e Hënës për NASA-n. Testet treguan se çekiçi kishte një përbërje jo të rëndomtë - 96.6% hekur; 2.6% klor; 0.74% sulfur dhe aspak karbon. Karboni është ai që ia jep forcën hekurit të brishtë, kështu që habit fakti që në këtë çekiç nuk ka karbon. Klori nuk gjendet zakonisht në hekur. Për më tepër, thuhet se çekiçi është i veshur me një shtresë të oksidit të hekurit, e cila nuk formohet vetvetiu, por që e pengon ndryshkjen.

(Kosova Sot)