Tregimi i njeriut që pretendon se ka jetuar në të ardhmen

  • 01 July 2015 - 19:00
Tregimi i njeriut që pretendon se ka jetuar në të ardhmen

Al Bielek është njeriu që pretendon që ka fluturuar në kohë dhe ka jetuar plot dy vite në të ardhmen. Askush nuk do t’i besonte një personi të thjeshtë që del me pretendime të tilla, mirëpo ngjarjet që ai rrëfen nuk janë për t’u neglizhuar, pasi që shumica e gjërave që ai i përshkruan që do të ndodhin në të ardhmen veçse kanë filluar të ndodhin.

Al thotë që ka qenë pjesë e një programi të Qeverisë Amerikane për Zhvillim Psikologjik që kishte filluar në vitin 1943 dhe pikërisht më 13 gusht të këtij viti Al Bielek, së bashku me vëllanë e tij, ishin nisur në drejtim të së ardhmes.

Ndalesa e tij e parë ishte në një spital të vitit 2137, ku ishte shëruar për plot gjashtë javë nga rrezatimet që kishte pësuar. Ai thotë që në vitin 2137 popullsia e botës kishte rënë në 300 milionë dhe toka kishte pësuar shumë ndryshime gjeografike.

Pas kthimit të tij ai kishte thënë që prej vitit 1954 deri në vitin 2000, Qeveria amerikane kishte filluar të punojë me teknologjinë e jashtëtokësorëve, ndërsa problemet më të mëdha kishin filluar në periudhën 2003-2005, kur, sipas tij, kishte filluar rendi i ri në botë dhe ishin ndarë taboret: Rusia/Kina kundër Evropës e Amerikës. (Kosova Sot)