Alieni e shpëton fukaranë nga vdekja e sigurt

  • 01 July 2015 - 22:50
Alieni e shpëton fukaranë nga vdekja e sigurt

Në një incizim, që është paraqitur në internet, shihen xhirimet e kamerave të sigurisë, autenticiteti i të cilëve zor se mund të vihet në pikëpyetje. Aty shihet sesi një krijesë misterioze, me shpejtësi të rrufesë, e shpëton një njeri nga vdekja e sigurt. Ky incizim me gjasë është dëshmi se mrekullitë, megjithatë, ndodhin. Autori, i cili e ka vënë këtë incizim në “YouTube”, shpjegon në detaje sesi krijesa misterioze, e cila nga shumë komentues u quajt alien, shpëtoi njeriun e varfër nga vdekja e sigurt.
Në incizim shihet një njeri i varfër, duke vozitur biçikletën me rimorkio. Në udhëkryq, në drejtim të tij shkon një kamion i madh. Por, në atë moment paraqitet krijesa misterioze, e cila me shpejtësi të rrufesë e nxjerr njeriun nga kthetrat e vdekjes. Kërkojeni në internet dhe shikojeni vetë! (Kosova Sot)