Pesë krimet më misterioze dhe më të çuditshme

  • 01 May 2017 - 08:30
Pesë krimet më misterioze dhe më të çuditshme

Çdo krim në vetvete është i frikshëm. Por, përpos frikës, disa krime vazhdojnë që të shoqërohen edhe me mistere të mëdha, transmeton gazeta Kosova Sot.

Image

Tmerri në dhomën 1046

Ky krim i mistershëm është plot me ngjarje jo të rëndomta dhe mbetet i pashpjegueshëm. Gati është e sigurt se kurrë nuk do ta dimë të vërtetën. Hetimi rreth vrasjes së personit me emrin Ogletree u rihap shkurtazi në vitin 1937, pasi detektivët vërejtën një ngjashmëri midis vrasjes së tij dhe të një të riu në Nju-Jork, por as këto hetime nuk çuan askund. Ky rast mbeti i pazgjidhur dhe në errësirë deri më tani, me përjashtim të një incidenti të çuditshëm dhjetë vjet më parë. Bëhet fjalë për vrasjen e vitit 2012 nga John Horner, një bibliotekist në Kanzas Siti, i cili kishte bërë hetime të mëdha rreth misterit Ogletree. 

Image

Vrasja e Joe Elwellit 

Joe Elwell ishte autoriteti kryesor në lojën me letra dhe vrasja e tij e çuditshme mbetet e pazgjidhur. Në fakt, kurrë nuk ka pasur asnjë njeri të dyshimtë. Nëse ju pëlqejnë krimet në dhomat e mbyllura, atëherë ky do të jetë krimi juaj i preferuar.

Image

Vrasjet e çuditshme të kutive të akullit 

Ku dhe kur: Hjuston, në qershor të vitit 1965. Çka: Fred dhe Edwina Rodgers, 81 dhe 79 vjeç, u vranë, e më pas u vendosën në frigoriferin e tyre, në Ditën e babait të vitit 1965. Pse është aq e frikshme? Fred dhe Edwina në fakt ishin vrarë një javë para se të vendoseshin në frigoriferë. Edwina ishte rrahur dhe ishte vrarë me armë, kurse Fredit i ishte shtypur koka dhe i ishin nxjerrë organet jashtë. Djali i tyre, Charles 43 vjeçar, është i dyshuari kryesor, por ai u zhduk pas këtij akti. 

Image

Rastet tmerruese të vrasjeve të kryera nga familja Bender

Familja Bender dukej e rëndomtë në Kanzasin juglindor në pranverën e vitit 1872. Pjesëtarët e saj nuk dukeshin të ishin të jashtëzakonshëm në asnjë aspekt. Thjesht, vetëm edhe një familje imigrantësh që ishte larguar nga qytetet lindore, për ta provuar fatin në perëndim. Sikur edhe shumë të tjerë, ata vetëm donin një jetë të re. Por, metodat e tyre për realizimin e këtyre gjërave, ishin shumë të ndryshme nga ato të të tjerëve. 

Image

Vrasjet në Snoutaun 

Vrasjet në Snoutaun (të njohura edhe me emrin vrasjet e kufomave në fuqi) ishin një seri vrasjesh të bëra nga John Bunting, Robert Wagner dhe James Vlassakis midis gushtit të vitit 1992 dhe majit të vitit 1999, në Australinë jugore. 

(Kosova Sot)