Ushtarët amerikanë zhduken, pasi gjejnë një UFO antik

  • 02 July 2015 - 08:53
Ushtarët amerikanë zhduken, pasi gjejnë një UFO antik

Një grup prej tetë ushtarësh amerikanë, që ishin duke shërbyer në Afganistan, bënë një zbulim të madh, i cili megjithatë duket se iu kushtoi me kokë. Ajo që ata gjetën besohet të ketë qenë një fluturake, UFO antike, apo “vimana”, e cila përmendet edhe në shkrimet antike indiane. Thuhet se një fluturake e tillë mbrohet nga një barrierë e çuditshme energjike, e cila pengon dikë ta marrin atë. Referencat e lashta indiane për këto fluturake janë të shumta, me qindra sish. Shumë prej tyre ende nuk janë përkthyer në anglisht dhe gjenden vetëm në versionin e sanskrites së vjetër. Thuhet se, disa vjet më parë, kinezët zbuluan disa shkrime sanskrite në Lasa, Tibet dhe pasi që i përkthyen ato, panë se aty jepeshin udhëzime për ndërtimin e anijeve kozmike.

Thuhet se dorëshkrimet japin udhëzime edhe rreth sekretit të “antimas”, “kapelës së padukshmërisë” dhe “garimas”, “si të bëhesh aq i rëndë sa malet me plumb”.

(Kosova Sot)