Alienët ekzistojnë, por ne duhet t’i ikim takimit me ta

  • 02 July 2015 - 11:49
Alienët ekzistojnë, por ne duhet t’i ikim takimit me ta

Të gjithë e dimë se NASA, por në njëfarë mënyre edhe tërë njerëzimi, është në kërkim e sipër të ekzistimit të jashtëtokësorëve, apo të kontaktit me ta.

Por, fizikani i njohur, Stephen Hawking, mendon se vënia e kontaktit me alienët do të ishte një ide shumë e keqe. Ai thotë se jashtëtokësorët, të cilët ne i kërkojmë me aq ngulm, mund të mos jenë miqësorë ndaj nesh, prandaj, sipas tij, më mirë është që t’i ikim takimit me ta. Fizikani në fjalë thotë se kontakti me alienët mund të na kushtojë shtrenjtë, me zhdukjen tonë.

“Nëse alienët do të na vizitonin”, shton ai, “atëherë rezultati do të ishte i ngjashëm me atë kur Kolombo (Columbus) shkoi në Amerikë, ngjarje e cila nuk përfundoi mirë për indianët e Amerikës”. Hawking po ashtu shton se alienët, të cilët në planetët e tyre mund të kenë mbetur pa ushqim, mund të jenë në kërkim të një bote tjetër, për t’u vendosur aty. (Kosova Sot)