A mund ta ktheni dashurinë e vjetër me anë të magjisë së bardhë?

  • 02 July 2015 - 14:37
A mund ta ktheni dashurinë e vjetër me anë të magjisë së bardhë?

Marrë në përgjithësi, me anë të magjisë së bardhë, mund ta riktheni dashurinë e vjetër. Ja se si!

Disa persona nuk mund ta pranojnë faktin që kanë mbetur vetëm, pa personin e dashur. Kjo për ata paraqet fundin e botës, bien në depresion dhe e humbin vullnetin për jetë.

Në momentet e tilla emocionale, ndihmë mund të ofrojnë ritualet e magjisë së bardhë. Por, nëse lidhja “nuk është shkruar të ekzistojë”, atëherë magjia nuk zgjat tepër.

Topi i kuq dhe ai i bardhë

Ata që e kanë zemrën e plagosur, më së vështiri e kanë natën, meqë bien në shtrat vetëm me mërzinë e vet. Dhe, as që u shkon mendja se melankolia i fut në një problem edhe më të madh. Nëse transmetojmë energji negative, kjo do ta tërheqë pikërisht atë lloj të ngjarjeve e, që të mos ndodhë një gjë e tillë, duhet bërë një ritual të thjeshtë, por shumë efikas. Shtrijuni në shtrat dhe relaksohuni në tërësi. Përqendrohuni te frymëmarrja, e cila duhet të jetë e lehtë, me ritëm të njëtrajtshëm.

Pas disa minutash, provoni që, me çdo nxjerrje të frymës, ngadalë e formoni një top të kuq nga mjegulla, i cili ngadalë zhduket, e në të është mbledhur tërë energjia juaj negative. Tani paramendoni që para syve u shndrit një top i bardhë, në qendër të të cilit gjendet fotoja e personit të dashur.

Kujtoni momentet tuaja të përbashkëta, le t’ju vërshojë ndjenja e lumturisë. Më pas me zë të qetë, por nga zemra, shqiptoni: “Të lutem, ma jep edhe një shans, nëse me të vërtetë më do, nëse në ty ende ka ndonjë shkëndijë të pasionit”. Tani merrni frymë thellë dhe paramendoni që topi i bardhë hyn në ju.
Relaksohuni dhe mundohuni që të flini, lëreni magjinë që të ndikojë.

Image

 

Flaka e pasionit

Ky ritual për kthimin e dashurisë së humbur është njëri ndër më të vjetrit e magjisë së bardhë. Kërkon një angazhim më të madh dhe disa pajisje: një qiri të kuq, një thikë të vogël dhe disa gjilpëra të holla. Për ta bërë këtë ritual, hëna duhet të jetë në fazën e “rritjes”. Para se ta ndizni qiriun, lehtësisht me anë të thikës, në të shkruajeni emrin e personit të dashur, të cilin doni ta ktheni te vetja. Më pas, në çdo shkronjë nguleni nga një gjilpërë dhe ndizeni qiriun. Sa herë që flaka të arrijë te ndonjëra nga shkronjat, ai person do të mendojë për ju, duke ju dëshiruar.

Zarfi dhe shiriti i kuq

Nga shumë rituale magjike për kthimin e dashurisë së vjetër, ne jua prezantojmë atë më të thjeshtin. Ju duhet një shirit i kuq, pak rozmarinë e thatë, një zarf dhe disa monedha (sipas mundësisë që i keni gjetur në rrugë).

Zgjohuni me të sapo të lindë dielli, shkruajeni në letër emrin e personit të dashur dhe futeni në zarf. Më pas, mbi monedha qitni rozmarinën dhe, të gjitha ato, merrni në duar, bashkoni shuplakat dhe kthehuni në të katër anët e botës, duke shqiptuar me zë emrin e personit të dashur. Kur ta bëni këtë, futni paratë në zarf, mbylleni zarfin, lidheni rreth tij shiritin e kuq dhe lëreni në një vend të fshehtë. Rozmarinën që ju ka mbetur gjuajeni në erë duke thënë tri herë: “M’u kthe, i/e dashur”.

(Kosova Sot) 

 

Image