Zbulohet një arkivol antik egjiptian në Izrael

  • 02 July 2015 - 20:43
Zbulohet një arkivol antik egjiptian në Izrael

Është hapur arkivoli, i cili besohet të jetë 3.300 vjet i vjetër në Luginën Xhazrel të Izraelit dhe besohet që në të gjenden eshtrat e një fisniku, i cili kishte jetuar në kohën e mbretërisë së faraonit të quajtur Seti i parë.

Zbulimi i këtij arkivoli jo vetëm që është i pari zbulim i këtij lloji pas më shumë se një gjysmë shekulli, mirëpo ky zbulim ka përforcuar pretendimet që Egjipti i asaj kohe kishte shtrirë ndikimin e tij thellë në Izrael. Arkeologu Ron Beeri beson që vula e faraonit, e cila gjendet brenda arkivolit, tregon që njeriu i cili ishte i vendosur në atë arkivol, ka qenë një njeri besnik dhe i afërt i faraonit.

“Nuk mund të përjashtojmë mundësinë që ky njeri mund të ketë qenë një i pasur, i cili i ka njohur traditat e Egjiptit dhe ka preferuar të varroset në atë mënyrë, mirëpo kjo mundësi është shumë pak e mundshme’, ka thënë ai. (Kosova Sot)