‘Vezët e alienëve’ pushtojnë një plazh në Sidnei

  • 02 July 2015 - 22:34
‘Vezët e alienëve’ pushtojnë një plazh në Sidnei

A janë këta vizitorë nga një vend jashtë tokës apo është thjesht fenomen natyror? Surfuesit dhe njerëzit, të cilët ishin zgjuar herët për të ecur buzë plazhit ishin befasuar kur kishin parë mijëra ‘vezë të alienëve’ në një plazh në Sidnei mëngjesin e kësaj të shtune. Ata kanë raportuar të kenë gjetur një numër të madh të objekteve në formë ovale, të cilat ishin sjellë në bregdet gjatë natës.

Mirëpo, për t’i qetësuar banorët lokalë, disa prej të cilëve kishin filluar të bëjnë panik, shkencëtarët kanë thënë që këto objekte ovale mund të jenë një lloj i algave, të cilët shndërrohen në formë të vezës për t’u mbrojtur nga faktorët e jashtëm.

Në fakt, toptha të ngjashëm ishin shfaqur edhe para disa ditëve, mirëpo këta që janë shfaqur mëngjesin e së shtunës kanë qenë shumë më të mëdhenj dhe më të ngjashëm me vezët, duke ua futur frikën në palcë të gjithëve. (Kosova Sot)