Mund të ketë jetë pas vdekjes

  • 03 July 2015 - 10:40
Mund të ketë jetë pas vdekjes

Studimi “AWARE” kishte përfshirë 2,060 pacientë nga 15 spitale britanike, të SHBA-së dhe të Austrisë, të cilët kishin pësuar ndalje të punës së zemrës.

"Përkundër asaj që mendohet, vdekja nuk është një moment specifik, por një proces relativisht i kthyeshëm, i cili paraqitet pas ndonjë sëmundjeje të rëndë, apo pas ndonjë aksidenti që i bën zemrën, mushkëritë dhe trurin që të mos funksionojnë më", thotë Dr. Sam Parnia, autori kryesor i studimit.

Rreth 40% të 330 personave që kishin përjetuar arrest kardiak (ndalje të punës së zemrës), thonë se kishin përjetuar një nivel tjetër të vetëdijes pas kësaj ngjarjeje dhe gati gjysma e këtij 40% kishte përjetuar kujtime që nuk janë të ngjashme me kujtimet e “përvojës afër vdekjes”. Një njeri të cilit i ishte ndalur zemra, kishte përshkruar më pas çdo gjë që kishte ndodhë gjatë atyre minutave.

(Kosova Sot)