Shitet shtëpia familjare e pushtuar nga fantazma e një 14-vjeçareje

  • 03 July 2015 - 20:49
Shitet shtëpia familjare e pushtuar nga fantazma e një 14-vjeçareje

Pronarët e shtëpisë familjare në Punta Gorda të Floridës në SHBA kanë vendosur që ta shesin shtëpinë e tyre të pushtuar nga vajza 14-vjeçare, të cilën e quajnë ‘Scary Mary’ (Mary e frikshme). Ata për shtëpinë kërkojnë 1.59 milionë dollarë. 

Bëhet fjalë për shtëpinë e ndërtuar në stilin viktorian dhe njërën prej pasurive më të theksuara të patundshme në Floridë. Shtëpia është ndërtuar në vitin 1893 në Punra Gorda, e edhe pse gjatë viteve janë ndryshuar disa gjëra në të, disa megjithatë nuk kanë ndryshuar – shtëpia e ka një banore të dikurshme, e cila refuzon që të largohet nga aty! Sipas dokumenteve të plotësuar nga ana e ish-pronarëve të shtëpisë, duket se në atë shtëpi ndodhin gjëra të pazakonta. Megjithatë, banorët aktualë, një familje amerikane me shtatë fëmijë, pohojnë se prania e vajzës së “frikshme” Mary nuk është edhe aq e frikshme. Natalie Wynn, pronarja e shtëpisë, pohon që fantazmën e vajzës 14-vjeçare e trajton si të sikur edhe fëmijët e saj. “Ajo është fëmijë, i kam bërtitur ashti si u bërtas edhe fëmijëve të tjerë në shtëpi”, ka thënë ajo. Mary është e bija e James Sandlin-it, biznesmenit të suksesshëm që e ndërtoi shtëpinë në vitin 1893. Në familje kanë ndodhur disa tragjedi. Një fëmijë ka vdekur vetëm tri ditë pas lindjes. I biri i tij, Felix-i, vdiq në vitin 1902, ndërsa James Sandlin-i vdiq një vit më vonë dhe pas vetes la vejushën 35-vjeçare me tre fëmijë. Fatkeqësia më e madhe ndodhi në vitin 1909 kur vajza e tij Mary Leah në moshën 14-vjeçare u djeg derisa po hekuroste rroba me një hekur me gaz, në verandën e shtëpisë. Duke bërtitur doli në rrugë, rrobat e saj po digjeshin ndërsa fqinjët provuan që t’i ndihmojnë. Vdiq pak kohë pas fatkeqësisë. Sot, 105 vjet pas fatkeqësisë, mund të ndihet ende prania e saj në shtëpi.“Ato që kemi dëgjuar janë kryesisht hapat në korridor dhe shkallë”, thotë pronari aktual i shtëpisë, Vandy Wynn, i cili është duke e shitur shtëpinë për të cilën kërkon 1.59 milionë dollarë. Shtëpia është rinovuar pjesërisht, por nuk e ka humbur origjinalitetin e saj. (Kosova Sot)