Alienët rusë nga Voronezhi

  • 03 July 2015 - 22:29
Alienët rusë nga Voronezhi

Njëri ndër tregimet më bizare rreth folklorit të UFO-ve përfshin një incident, i cili thuhet të ketë ndodhur në Voronezh, Rusi. Ky rast ka të bëjë me aventurën e disa fëmijëve, të cilët, sipas tyre, kishin parë një alien me tre sy, të shoqëruar nga disa robotë. Alieni paska qenë rreth 3 metra i gjatë. Sipas dëshmitarëve, fluturakja kozmike ishte ulur në periferi të qytetit. Shkurt, pas aterrimit të anijes, aty ishte paraqitur alieni dhe, sapo kishte parë fëmijët, kishte shtënë mbi vetveten nga një lloj arme dhe më pas ishte zhdukur papritmas. Detajet e këtij rasti ishin dhënë nga Genrikh Silanov, kreu i Laboratorit Gjeofizik të Voronezhit, i cili thotë se mediat e kanë shtrembëruar shumë deklaratën e tij. Agjencia e lajmeve “Tass” kishte njoftuar se shkencëtarët rusë kanë konfirmuar ekzistimin e alienove. Është interesante se mediet e tjera kishin refuzuar ta publikonin këtë lajm. (Kosova Sot)