Një UFO sa dy stadiume të futbollit

  • 04 July 2015 - 09:34
Një UFO sa dy stadiume të futbollit

Një UFO që është parë në rezervatin “El Yeso” të Kilit ishte sa dy stadiume të mëdha. Fotot që janë publikuar kanë befasuar shumëkënd. Por, Komiteti kombëtar për studimin e fenomeneve ajrore (CEFAA), e ka konfirmuar autenticitetin e tij. Kjo foto është bërë nga një çift venezuelas që jeton në jug të vendit.

CEFAA ka lëshuar këtë deklaratë: 

“Pas kërkimeve të konsiderueshme, kemi arritur deri te konkluzioni se foto të njëjta janë bërë edhe në SHBA. Së dyti, se hija e këtij objekti është reale. Së treti, se objekti e ka dritën e vet. Ky objekt që është i madh sa dy herë stadiumi kombëtar i Kilit, është real”. Më pas në raport thuhet se nuk dihet nga ka ardhur ky objekt, por UFO-ja në fjalë është reale dhe ka shumë dëshmitarë okularë që e kanë parë atë. (Kosova Sot)