Koincidenca më e frikshme e mundshme

  • 04 July 2015 - 09:36
Koincidenca më e frikshme e mundshme

69-vjeçarit Sonny Graham iu bë transplantimi jetik i zemrës, pasi që një njeri tjetër, i quajtur Terry Cottle, bëri vetëvrasje. Cottle la pas vetes gruan, katër fëmijë dhe një zemër të shëndoshë, e cila iu dha Grahamit.

Ky i fundit ishte aq shumë falënderues për këtë, saqë ua shkroi një letër familjes Cottle, për t’i falënderuar për këtë veprim. Më pas Graham u takua me vejushën e Cottle-it dhe tha se i lindi dashuria në shikim të parë. Ata filluan të “kalonin” dhe, më pas, u martuan.

Pasi që kaluan 12 vjet nga transplantimi i zemrës, gruaja e Grahamit mori një thirrje telefonike, ku i thanë se edhe burri i saj i dytë kishte bërë vetëvrasje si i pari. Miqtë e Graham-it thanë se ai nuk kishte pasur shenja të depresionit, dhe se vetëvrasja e tij i kishte befasuar pa masë. Si duket e shtyri zemra... (Kosova Sot)