Gjirohet balena e rrallë ‘albino’ në Uellsin e Ri Jugor

  • 04 July 2015 - 18:23
Gjirohet balena e rrallë ‘albino’ në Uellsin e Ri Jugor

Balena ‘albino’, e cila për herë të parë është parë në vitin 1991, është kapur për herë të parë nga kamera, pasi që një grup i eksploruesve nga Uellsi i Ri Jugor kanë arritur ta shohin nga afër këtë krijesë shumë misterioze. Kur ishte parë për herë të parë në vitin 1991, besohej që balena ishte në moshën pesëvjeçare, që i bie që tani i është afruar të tridhjetave. Balena e bardhë, e cila është emërtuar Migaloo, është aq e rrallë saqë vetëm tri balena të këtij lloji janë identifikuar deri më tani.

Besohet që në momentin kur është xhiruar, balena gjigante ishte duke bërë migrimin e saj vjetor, ku ajo udhëton me mijëra kilometra në kërkim të ushqimit.

(Kosova Sot)