Shkencëtari rus, që pretendon ta ketë gjetur ilaçin e përjetësisë

  • 13 January 2017 - 09:26
Shkencëtari rus, që pretendon ta ketë gjetur ilaçin e përjetësisë

Nëse do ta kishit gjetur një baktere, që ka arritur të mbijetojë në Siberi për 3.5 milionë vjet, çka do të kishit bërë me të? Nëse thoni se 'do ta kishit injektuar në gjak', atëherë ju mendoni njëjtë si shkencëtari rus, Anatoli Brouchkov, që e ka bërë një gjë të tillë para dy vitesh, duke besuar se e ka gjetur burimin e rinisë së përhershme. 'Bacillus F' ishte zbuluar në vitin 2009 në Malin Mamuth në Republikën Sakha - regjioni më i madh dhe më i ftohtë në Siberi,raporton Gazeta Kosova Sot

Që prej atëherë, shkencëtarët janë marrë me studimin e ADN-së së kësaj baktere dhe muajin e kaluar kanë bërë të ditur që e kanë dekoduar ADN-në e saj. Mirëpo, ky lajm ka mbetur nën hije, pasi që është bërë e ditur se shkencëtari rus, Brouchkov, e kishte injektuar këtë baktere në gjak para dy vitesh, me qëllim që të bëhet i pavdekshëm. Ai tani thotë se po ndihet shumë më mirë.

(Kosova Sot)