Burri, i cili fotografoi fantazmën

  • 05 July 2015 - 22:32
Burri, i cili fotografoi fantazmën

Një figurë shumë e çuditshme është kapur nga kamerat në spitalin kryesor të qytetit. David Deakin, 25-vjeçar, nga Çapelfildsi ka arritur të nxjerrë këtë foto në Spitalin e Universitetit në Ualsgrejv, të martën rreth orës 23:30 me pretendimin që ka arritur të kapë me aparatin e tij një figurë fantazmë.

Ai insiston që ka qenë vetëm në korridorin e spitalit, ndërsa tani thotë që në atë kohë ishin aktivizuar forcat misterioze. David, i cili kishte shkuar në spital, pasi që e fejuara e tij, Jo, ishte duke lindur, ka thënë: ‘Mendoj që figura është një grua. Ndoshta është një fantazmë, kush e di? Kam arritur ta nxjerrë këtë fotografi në korridorin kryesor. Të gjithë, që e kanë parë fotografinë, kanë thënë që nuk ka mundësi që unë të kem qenë vetëm, mirëpo  unë jam i bindur për një gjë të tillë’. (Kosova Sot)