Pesë shtete, të cilat ende i luftojnë shtrigat

  • 06 July 2015 - 12:09
Pesë shtete, të cilat ende i luftojnë shtrigat

Në disa vende, akuzat se dikush është shtrigë mund të rezultojnë me dënime tepër të ashpra

Edhe sot e kësaj dite, në disa vende të botës përndiqen personat e akuzuar për praktikimin e magjisë.

1. Rregullimi i fluturimit me fshesë në Svazilend

Pasi që një detektiv kishte shkelur hapësirën ajrore të këtij vendi me një objekt fluturues, të bërë me dorë, janë dhënë shpjegime më të detajuara rreth Ligjit të aviacionit civil.

Ky ligj kufizon lartësinë në 150 metra për avionët e lehtë, balonat, apo lodrat me teledirigjim. Por, më pas u shtua edhe se shtrigat nuk guxojnë të fluturojnë me fshesë më lart se 150 metra, përndryshe ato do të gjobiten. Edhe pse kjo tingëllon si shaka, akuzat për magji nuk janë aspak qesharake. Në Afrikën sub-sahariane rreth 55% të njerëzve besojnë në magji. Në shtator, afër Zimbabvesë janë burgosur dy shtriga, pasi që banorët kishin thënë se ato kishin rënë nga qielli, me ç’rast me vete kishin shumë gjësende për praktikimin e magjisë.

Image

2. Tatimi i shtrigave në Rumani

Pasi që, në vitin 2011, Qeveria në Rumani ka zgjeruar tatimet edhe ndaj shtrigave dhe astrologëve, disa ishin frikësuar nga hakmarrja me anë të magjisë. Shtrigat ishin tubuar në brigjet e lumit Danub, duke mallkuar presidentin dhe qeverinë. Pasi që ky ligj u miratua, legjislativi kishte përgatitur edhe një tjetër, i cili do t’i ndëshkonte shtrigat, për shkak të parashikimit të gabueshëm të së ardhmes. Shtrigat kanë thënë se, për këtë, fajin nuk e kanë ato, por “letrat”.

Image

3. Njësiti policor saudit, i ngarkuar për magji

Arabia Saudite me gjasë është vendi më i rrezikshëm për shtriga, apo më saktësisht, për banoret e huaja, të cilat punojnë nëpër shtëpi, për të cilat qeveria mendon se janë shtriga. Tërë një njësit policor i dedikohet luftës kundër magjisë, ku shpesh akuzat bazohen në fakte qesharake. Por, pasojat nuk janë aspak qesharake. Disa nga shtrigat bile edhe janë ekzekutuar.

Image

4. Gjyqet në Afrikën Qendrore, plot lëndë kundër shtrigave

Në qytetin Mbaiki, pigmejët shpesh akuzohen për praktikimin e magjisë, si dhe për ndërrimin e formës. Marrja me magji është njëri ndër krimet më të mëdha në këtë vend, ku rreth 40% të rasteve gjyqësore përfshijnë akuza për magji. As fëmijët nuk janë imunë ndaj këtyre akuzave. Gati 5% të fëmijëve, që kanë kaluar nëpër gjyqet për të mitur në vitin 2012, ishin të akuzuar për praktikim të magjisë. Shumë fëmijë të tjerë përfundojnë në qendra të dyshimta të krishtere, ku priftërinjtë mundohen t’i shërojnë me lutje dhe këshilla.

 

Image

5. Magjitë politike në Iran

Këshilltarët dhe ndihmësit e ish-presidentit iranian, Mahmud Ahmedinexhad, kanë qenë të akuzuar për përdorimin e magjisë së zezë në vitin 2011. Gazeta “Wall Street Journal” ka biseduar me një imam, i cili pohon se është takuar me presidentin të paktën dy herë, për të mbledhur informata për të në lidhje me “shërbimin sekret izraelit, Mosad“. Më shumë se dhjetë zyrtarë nga rrethi i ngushtë i presidentit janë burgosur për qasje ndaj “botërave të panjohura”.

Image

(Kosova Sot)