Çka janë fantazmat? Fizika kuantike na e ofron përgjigjen

  • 06 July 2015 - 14:08
Çka janë fantazmat? Fizika kuantike na e ofron përgjigjen

Nëse edhe ekzistojnë shpirtrat dhe fantazmat, ato klasifikohen në dy kategori

Shpesh thuhet se shkenca dhe fenomenet paranormale nuk kanë asgjë të përbashkët, por del se kjo nuk është e vërtetë. Ja si e shpjegon shkenca ekzistimin potencial të fantazmave.

Informatat holografike

Disa fenomene, të cilat janë quajtur pushtime jo interaktive nga shpirtrat, në fakt mund të jenë informata holografike, që vijnë nga një pikë tjetër në hapësirë – kohë. Këto pamje disi bashkohen, transportohen dhe shfaqen nëpërmes vrimave të vogla, të zgjeruara (wormhole). Ne përjetojmë ngjarjet që vijnë nga e kaluara jonë, nga e tashmja dhe nga e ardhmja. Disa nga këto pamje mund të vijnë nga universet paralele, apo edhe nga realitetet alternative kuantike, të super-pozicionuara. Pa marrë parasysh vendin e krijimit, cilado anë e vrimës gjegjëse është “tani” për të vështruarin dhe vështruesin. Me gjasë këto pamje as që duhet t’i konsiderojmë fantazma.

Vetëdijet pa trup

Disa fenomene që janë quajtur fantazma, apo shpirtra, mund të dalin nga efekti i mundshëm kuantik, që ka të bëjë me krijimin e vetëdijes. Vetëdija ka elemente paraprake, të ngulitura në shtresën më fundamentale të hapësirës – kohës. Mikrotubulat, që gjenden në çdo qelizë të gjallë, kanë aftësinë për ta mbledhur vetëdijen themelore nga proto-vetëdija nëpërmes një forme natyrore të aftësisë kompjuterike, të performuar nga këto struktura. Te format më të përbëra të qenieve të gjalla, këto mikrotubule janë më të organizuar, gjë që ndikon në zmadhimin e vetëdijes bazë, duke mundësuar një vetëdije komplekse.

Në fakt, shuma e përgjithshme e përvojave tona, kujtimeve dhe aftësive kognitive bazohen në pakot diskrete të energjisë, apo informatës, të quajtur “quanta”. Me anë të llogaritjeve dhe bashkimit, këto mund të lidhen midis veti. Kjo mundëson që secila pjesë të ndikojë te pjesa tjetër, pa pasur kontakt fizik dhe në distanca të largëta.

Pra, ku gjenden fantazmat?

Vetëdijet pa trup me gjasë gjenden gjithandej përreth nesh. Meqë nuk janë materiale, ato mund të ekzistojnë në nivele aq të largëta sa që do të mund të hyjnë edhe në kuadër të një atomi. Por, në anën tjetër, ato mund të zgjerohen në regjione të gjera të hapësirës dhe kohës. Zgjerimi kuantik mundëson, p.sh. fenomenin e afektit dhe efektit në largësi të mëdha, me gjasë në distanca prej disa vite drite. Meqë ne nuk kemi të bëjmë me materien, por me informatën – kuantumin, vetëdija lehtë mund ta kalojë universin, apo edhe multiversin. Pra, fantazmat janë gjithandej, këtu, atje dhe me gjasë askund... krejt në të njëjtën kohë.

(Kosova Sot)