Fenomeni i lumenjve të përgjakur

  • 06 July 2015 - 16:49
Fenomeni i lumenjve të përgjakur

Nuk janë të rralla rastet kur lumenj të tërë ngjyrosen në të kuqe, brenda natës. A bëhet fjalë për fenomen apo për mallkim?!

Gjatë dy vjetëve të fundit, fenomeni i lumenjve të përgjakur është mjaft i shpejtë, derisa nuk ekziston një shpjegim shkencor për këtë dukuri. Njerëzit të habitur dhe të frikësuar shikojnë lumenjtë. Disa prej tyre, që e njohin Biblën, këtë dukuri e lidhin me librin e Gjonit të Zbulimit, ku lumenjtë e përgjakur janë paralajmëruar si njëra ndër shenjat e ardhjes së Bishës, por edhe e ardhjes së dytë të Jezu Krishtit.

Lumi Lotzuil në Bernë të Zvicrës është njëri ndër ata që janë “shndërruar në gjak”. Ai kishte marrë ngjyrë të kuqe all, e shkencëtarët nuk e kishin idenë se për çka bëhej fjalë. Edhe në një vend fqinj tash vonë u vërejt një dukuri e tillë. Ka pasur raste kur edhe ujërat e njelmët janë shndërruar në “gjak”. Shkencëtarët heshtin dhe bëjnë sehir.

Nuk është ngjyrë, jo

Në janar të vitit 2014 ishte gjakosur lumi në Northhemshajër, Britani. Në fillim dukej sikur të ishte derdhur farë ngjyre aty, por kjo nuk është vërtetuar kurrë dhe kurrë nuk është gjetur shkaku i ngjyrës së kuqe.

Në dhjetor të vitit 2013, kjo kishte ndodhur edhe me një lum të vogël në Sllovaki. Banorët kishin menduar se bëhej fjalë për gjakun nga një thertore e afërt, por më vonë kjo tezë ishte demantuar. Shkaku kurrë nuk është gjetur.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur edhe në shtator të vitit 2012 në një pjesë të lumit Yangtze në Çongqingu në Kinë. Shkaku kurrë nuk është gjetur përkundër përpjekjeve disa mujore të shkencëtarëve dhe ekspertëve të ndryshëm.

Autoritetet libaneze heshtin

Në shkurt të vitit 2012, banorët e Libanit ishin habitur kur, pasi që ishin zgjuar në mëngjes, kishin parë se lumi Bejrut ishte bërë i kuq, si gjaku.

Bile edhe kanalet e Bejrutit ishin bërë të tillë. Qeveria kurrë nuk ka dhënë ndonjë shpjegim.

Në qytezën Litël Rok të SHBA-së, në vitin 2012 lumi ishte bërë i kuq, po ashtu kjo situatë kaloi pa asnjë shpjegim.

Më 10 nëntor të vitit të kaluar, uji i liqenit Kamark, në Francë, përnjëherë ishte bërë i kuq. Këto skena kishin habitur shumë njerëz që kishin dalë në piknik. Vërehej me habi se uji i kuq vinte nga të gjitha anët.

Derisa qeveritë e botës dhe shkencëtarët vazhdojnë t’i rrudhin krahët, njerëzit e rëndomtë gjithnjë e më tepër flasin rreth “ditëve të fundit”, të parapara në librat fetarë. Ky mbetet shpjegimi i vetëm rreth kësaj dukurie, meqë deri më tani nuk ka mundur të jepet asnjë shpjegim shkencor.

(Kosova Sot)