Zbulohen forma të piramidave në Hënë, zogj dhe brejtës në Mars?

  • 06 July 2015 - 18:42
Zbulohen forma të piramidave në Hënë, zogj dhe brejtës në Mars?

Stephen Hannard, nga Grupi për hulumtime të jashtëtokësorëve në Britani thotë: “Kam pranuar dy fotografi në ueb-faqen time, të cilat më kanë ardhur nga një burim i panjohur, të cilat duket se pasqyrojnë një pamje të një piramide në sipërfaqen e Hënës”.

Hannard pastaj ka thënë: “Burimi nuk ka dhënë sqarime të shumta, vetëm ka thënë që fotografia është e vërtetë dhe nuk është e ndikuar me programe kompjuterike. Unë pranoj fotografi të tilla kohë pas kohe, mirëpo nuk i postoj pa i konfirmuar, ndërsa kësaj radhe kam bërë një përjashtim. A mund të jetë një grup brenda NASA-s, të cilët dëshirojnë që e vërteta të dalë në shesh dhe kanë filluar misionin e tyre përmes publikimit të fotografive të tilla? Mendoni për këtë gjë.

Image

 

Brejtësit dhe zogjtë, në Mars

Ndonëse origjina e kësaj fotografie nuk është edhe aq e besueshme, këtu shihet një mi apo një brejtës tjetër dhe një zog (mund të jetë një lloj i zogut dinozaur), të cilët pretendohet të kenë qenë në Mars. 

(Kosova Sot)

 

Image