Shkurtabiqi i bardhë dhe ndjekjet e tij

  • 06 July 2015 - 22:41
Shkurtabiqi i bardhë dhe ndjekjet e tij

Në Pembruk kishte njerëz të pastrehë, prandaj njëri ndër ta, zonja Larose, u vendos në një shtëpi të braktisur. Megjithatë, ajo u detyrua që shumë shpejt të largohej nga aty për shkak të zhurmave të frikshme dhe të pashpjegueshme gjatë natës. Ajo thoshte se kishte dëgjuar gërvishtje në derën kryesore. Kur shikoi nga dritarja, ajo pa një krijesë si shkurtabiq, të veshur në tërësi në të bardha. Derisa ajo ishte duke shikuar këtë krijesë, pa se ai u fsheh në qilar, nëpër një hyrje të vogël. Ajo ftoi disa fqinj për ta kontrolluar qilarin, por ata nuk gjetën asgjë të çuditshme. Një ditë, gjatë darkës, u dëgjua një zhurmë e madhe, sikur të vinte nga lart, nga tavani. Nuk kaloi shumë kohë pasi që u largua nga ajo shtëpi dhe zonja Larose vdiq. Të gjithë ishin të bindur se ajo vdiq nga frika e asaj që kishte parë në shtëpi.

(Kosova Sot)