A do të shpërbëhet universi nga një shpërthim i madh?

  • 07 July 2015 - 08:45
A do të shpërbëhet universi nga një shpërthim i madh?

Një ngjarje e njohur si ‘Shqyerja e Madhe’ mund të ndikoj në shpërbërjen e kozmosit në një të ardhme të largët. Ndonëse shumica e shkencëtarëve pajtohen me atë që universi është krijuar nga ngjarja e njohur si ‘Shpërthimi i Madh’, fakti se si dhe kur do të përfundojë ekzistenca e universit, tash e një kohë të gjatë, ka qenë një mister, që ka shkaktuar debate në mesin e shkencëtarëve.

Disa astrofizikanë pretendojnë që universi do të vazhdojë të zgjerohet deri në pafundësi, deri në momentin kur të gjitha yjet të vetëdigjen, ndërsa disa astrofizikanë të tjerë e mbështesin teorinë e një shpërthimi tjetër, që do t’i jepte fund ekzistencës së universit.

Në një skenar të tillë, energjia e errët do të rritej e të zgjerohej deri në pafundësi, duke ndikuar kështu në shpërbërjen e universit.

(Kosova Sot)