Moteli më i frikshëm në Amerikë është i pushtuar nga palaçot

  • 07 July 2015 - 13:11
Moteli më i frikshëm në Amerikë është i pushtuar nga palaçot

Në një vend në mes të Las Vegasit dhe Renos shtrihet qyteza e famshme Tonopa. Kjo është një qytezë shkretinore, mirëpo nuk është shkretëtira ajo që ka bërë që ky vend të jetë kaq i famshëm. Në fakt, është një dukuri shumë e rrallë, që ka bërë që popullsia në këtë qytet të bjerë nga 50.000, sa ishte dhjetë vite më parë, në vetëm 2.500 banorë, shumica e të cilëve punëtorë. Në mes të kësaj qyteze qëndron një motel i vogël për nga hapësira, mirëpo me bujë të madhe anembanë.

Ky motel gëzon gjithë këtë reputacion, për shkak të paraqitjeve të herëpashershme të palaçove, të cilët paraqiten në forma të ndryshme dhe ua fusin frikën në palcë të gjithë vizitorëve të këtij moteli.

Deri më tani, shumë klientë të këtij moteli kanë ikur në gjysmë të natës, pasi që, siç kanë thënë palaçot që janë shfaqur, i kanë kërcënuar ata.

Brenda një dekade, prej kur edhe kanë filluar shqetësimet, është raportuar për qindra lloje palaçosh, të cilët përveç që bezdisin klientët, edhe i kërcënojnë ata.  (Kosova Sot)