Fiton para sipas parashikimit të fallxheshës

  • 07 July 2015 - 14:59
Fiton para sipas parashikimit të fallxheshës

Jamie Lewis ka marrë kompensim 23 vjet pasi që ka lindur, pasi që për faj të mjekëve, atij i ishte paralizuar dora e majtë. Ai tani ka marrë një kompensim prej 450,000 funteve, pasi që një fallxhore i kishte thënë nënës së tij se djali i saj do ta fitonte një gjyq. Avokatët e Jamie-it thonë se ai fitoi në gjyq, pasi që u dëshmua se ekipi mjekësor i spitalit “Royal Gwent Hospital”, në Njuport, kishte përdorë “forcë të tepruar” gjatë lindjes së tij. Aty thuhet se, me këtë rast ishin dëmtuar nervat në qafën e Lewis-it, gjë që rezultoi me paralizë të dorës së tij të majtë. E ëma e tij tregon se Jamie kishte pasur një fëmijëri të vështirë, meqë nuk mund të luante me fëmijët e tjerë, për shkak të dorës. Ajo thotë se disa avokatë e kishin refuzuar rastin e të birit të saj, prandaj ajo për disa vite kishte hequr dorë nga padia. Por, pasi që fallxhesha i kishte thënë atë që thamë më sipër, ajo kishte vendosur të provonte edhe një herë.

(Kosova Sot)