Fantazma e një zonje, incizohet në shtëpinë e pushtuar

  • 07 July 2015 - 16:36
Fantazma e një zonje, incizohet në shtëpinë e pushtuar

David Stevens, i cili tash e dy dekada merret me hulumtimin e dukurive paranormale dhe si pjesë e punës së tij të përditshme është vizitimi i objekteve, që pretendohet të jenë të pushtuara, së fundmi ka raportuar për fantazmën e një gruaje, të cilën e ka incizuar gjatë një ‘shëtitje’ në një shtëpi të pushtuar. Ai ka thënë se nëse shikohet më afër fytyrës së gruas, e cila besohet se është e vetmja që e ka pushtuar këtë shtëpi, shihet qartë që ajo është një fantazmë reale, që herë pas here mund të ndryshojë formë, duke i terrorizuar kështu të gjithë ata që futen në këtë shtëpi. Stevens ka thënë që në të kaluarën ai ka dëgjuar zëra në këtë shtëpi, mirëpo deri më tani nuk ka arritur ta nxirrte as edhe një provë të vetme për ekzistencën e shpirtrave.

(Kosova Sot)