Avionët misteriozë lëshojnë gazra helmuese!

  • 07 July 2015 - 22:12
Avionët misteriozë lëshojnë gazra helmuese!

Në TV shtetëror gjerman ZDF, në terminin kryesor, është emituar emisioni i gjurmëve të kimikateve të rrezikshme, që lirohen nga disa avionë të paregjistruar. Dhe, derisa shumë njerëz vazhdojnë të besojnë se në qiell qarkullojnë avionë të paregjistruar, duke e spërkatur atmosferën me helme të ndryshme, në vendet evropiane për këtë flitet haptazi. Në fakt, gjurmët e kimikateve në qiell çdo ditë janë gjithnjë e më të dukshme, e presioni i publikut gjatë viteve të fundit është bërë tepër i madh për pushtetarët që kishin heshtur dhe kishin shpikur me qindra arsyetime, me të cilat ishin munduar ta fshihnin të vërtetën. Meqë kanë qenë të detyruar, pushtetarët kanë konstatuar se më mirë është që të dalin me fakte. Ata kanë pranuar ekzistimin e disa kimikateve në atmosferë. Meqë pritet një ngrohje edhe më e madhe globale, krijimi i një shtrese “të mbeturinave” rreth Tokës, do ta mbronte atë nga një rrezatim i dëmshëm i Diellit.

(Kosova Sot)