Mallkimi i Lokrumit

  • 07 July 2015 - 22:37
Mallkimi i Lokrumit

Në qytetet mesdhetare me decenie të tëra flitet për mallkimin e njërit ndër ishujve më të bukur kroatë – atij të Lokrumit, i cili gjendet në ujërat bregdetare të Dubrovnikut. Me florën dhe faunën e pasur, ky ishull ishte joshës për shumë pushtues dhe pasanikë. Por, asnjërit nga ta, ky ishull nuk i solli fat e lumturi. Nga gjysma e shekullit XIX e deri te fundi i Luftës së parë botërore, në këtë ishull dhe në lidhje me këtë ishull janë vdekur shumë njerëz, si Ludvigu II, mbret dhe dashnori i Elizabetës së Bavarisë. Në prill të vitit 1864, nga Lokrumi për në Meksikë ishte nisur duka Maksimilian, i cili burgoset dhe pushkatohet pasi që e kishte shpallur veten mbret të Meksikës. Pronar i ri i Lokrumit bëhet Franc Karl Josif, i cili mbytë të fejuarën e tij 17 vjeçare, e më pas e vranë edhe veten. Më pas edhe për Franc Ferdinandin thuhet se donte të shkonte për pushime në Lokrum, por u vra në atentatin e Sarajevës, me çka filloi Lufta e Parë Botërore. Mallkimi vazhdon!

(Kosova Sot)