< A u rrëmbye nga alienët Napoleon Bonaparte? Studiuesit gjejnë diçka të cuditshme në kafkën etij - Planeti X - Kosova Sot
A u rrėmbye nga alienėt Napoleon Bonaparte? Studiuesit gjejnė diēka tė cuditshme nė kafkėn etij

A u rrėmbye nga alienėt Napoleon Bonaparte? Studiuesit gjejnė diēka tė cuditshme nė kafkėn etij

Ka disa njerëz që, thuajse nga asgjëja, janë ngritur në kulmin e pushtetit, duke e ndërruar historinë e tërë botës.

Të tillë ishin: Genghis Khani, Aleksandri i Madh dhe Napoleon Bonaparte. Por, ka edhe të tillë që thonë se suksesi i këtyre figurave të mëdha historike udhëhiqej nga burimet e jashtme. Shkencëtarët francezë, të cilët ishin duke ekzaminuar kafkën e Napoleonit, bënë një zbulim mahnitës.

Dr. Andre Dubois ishte në kërkim të çrregullimeve të gjëndrës hipofizë, gjë që do të ishte shkaktar i shtatshkurtësisë së Napoleonit, kur vërejti një të dalë të vogël në pjesën e brendshme të kafkës. Pasi që e analizoi atë të dalë, ai pa se bëhej fjalë për një mikroçip, sa një e pesta e inçit, i cili ishte evidente se gjendej aty për një kohë të gjatë, meqë i tëri ishte i rrethuar nga ashti.

Shkencëtarët konstatuan se bëhej fjalë për një mikroçip, i cili ishte i panjohur për shkencën. A thua Napoleoni të ketë qenë rrëmbyer nga alienët?! Kjo d.m.th. se alienët, kur të duan, mund të intervenojnë në historinë njerëzore.

(Kosova Sot)

9 orë e 23 minuta më parë