Besëtytnitë më të çuditshme nga e gjithë bota - Planeti X - Kosova Sot
Besėtytnitė mė tė ēuditshme nga e gjithė bota

Besėtytnitė mė tė ēuditshme nga e gjithė bota

Çdo njeri ka disa besëtytni të cilat i beson dhe madje i respekton. Gjithsesi, saktësojmë se çdo vend ka supersticionet e tij, më poshtë do të shihni disa prej besëtytnive më të çuditshme në të disa vende të botës.

Në Poloni thonë se gratë shtatzënë nuk duhet të qëndrojnë shumë pranë zjarrit sepse fëmijët lindin kuqalashë.

Në Shqipëri besojnë se në qoftë se një grua ju prek me fshesë ndërkohë që fshin, burri juaj do të vdesë.

Në Peru njerëzit besojnë se në qoftë se një grua gatuan gjatë ciklit menstrual, ushqimi do të prishet.

Në Spanjë, njerëzit duhet të hanë mesnatën e Vitit të Ri 12 kokrra rrush për 12 sekonda ose ndryshe do t’u shkojë gjithë viti ters.

Në Rusi, fishkëllima në shtëpi thërret djallin.
Në Liban, dhurojini dikujt një kripore në qoftë se doni të mos bëjë para.
Në Kinë nuk bëhen dhuratë këpucë dhe orë, sepse të dyja nënkuptojnë “fundin”.
Në Itali, në qoftë se vishni fustanin e nuses kur jeni beqare do të sillni 7 vjet ters.
Në Izrael, një besëtytni hebreje thotë se kur teshtini duhet të tërhiqni veshin e majtë në mënyrë që të tërhiqni shpirtin tuaj poshtë, në kohët e vjetra thoshin se nëse teshtini do të vdisni.
Në Afrikë, nëse shihni një buf do të vdisni.
Në Indi, thika dhe gërshëra nuk jepen përndryshe do të luftoni me ta.
Në Filipine, në qoftë se ktheheni nga një funeral nuk duhet të futeni direkt në shtëpi pasi sjell fatkeqësi ose vdekje në familjen tuaj.
Në Irlandë, në qoftë se largoheni nga shtëpia dhe riktheheni  duhet të uleni në një karrige për pak minuta.
Në Kore, në qoftë se shihni derr në ëndërr do të fitoni shumë para.
Në Rumani, në qoftë se gruaja ulet në tokë pa jastëk apo qilim vezoret e saj ftohen dhe nuk do të bëjë fëmijë.
Në Indi, larja e flokëve dhe prerja e thonjve ditën e enjte sjell ters.
Në Japoni, në qoftë se fishkëlleni natën thërrisni gjarprin.
Në Iran, në qoftë se nëna i fut vajzës duart në oriz sjell fat.
Në Meksikë, nuk duhet të vraposh natën pasi demonët mund të hyjnë në shtëpinë tuaj.
Në Greqi, në qoftë se djemtë presin flokët kur është hëna e plotë do të ngelen tullacë

(Kosova Sot)

19 orë e 33 minuta më parë