A janë skandinavët racë e përzier me alienët?

  • 19 February 2017 - 23:00
A janë skandinavët racë e përzier me alienët?

Sipas një teorie, popujt skandinavë janë racë e përzier e njerëzve me alienët nordikë nga grupi yjor i quajtur Plejada, në yjësinë e Taurusit,raporton Gazeta Kosova Sot

Alienët nordikë janë përshkruar si mjaft humanoidë, shtatlartë, me flokë të verdhë dhe me lëkurë tepër të bardhë. Teoricienë të ndryshëm kanë pohuar se alienët e Plejadës dhe njerëzit kanë një paraardhës të përbashkët, por deri tani nuk ka pasur asnjë dëshmi konkrete në këtë drejtim. Për shkak të bardhë- sisë së këtyre alienëve dhe shtatgjatësisë së tyre, për një kohë të konsiderueshme është menduar që evropianët e veriut, sidomos skandinavët, janë raca më e afërt hibride e njerëzve dhe alienëve të Plejadës. Gjetja tash vonë e një disku qiellor në Gjermani, të vjetër 3,600 vjet, ku shihet një hartë e qartë e sistemit të yjeve të Plejadës, edhe një herë ka ngjallur hipotezat se nordikët kanë paraardhës të përbashkët me alienët e Plejadës. Përndryshe, pse do të gjendej aty një hartë e detajuar e kësaj yjësie? 

Çka thonë analizat e ADN-së? Teknologjia moderne e ADN-së ka qenë në gjendje që të gjurmojë paraardhësit e të gjithë njerëzve. Të gjithë njerëzit kanë karakteristika të përbashkëta të markerëve të ADN-së, të cilat u mundësojnë ekspertëve të gjenetikës që ta gjurmojnë prejardhjen e çdo grupi etnik. Edhe nëse nuk keni kombësi të pastër, ju do të keni disa markerë të njëjtë të ADN-së me grupet e tjera etnike deri në një masë të ndryshme. Fundja, të gjithë ne jemi njerëz, apo jo?

Çka janë haplogrupet? Haplogrupet kanë lidhje me prejardhjen tonë të moçme. Kjo prejardhje nuk është një gjenealogji e thjeshtë, ajo paraqet një pikëpamje rreth rrënjëve tona antike, para dhjetëra mijëra vitesh, e cila tregon se të gjithë njerëzit që jetojnë tani, janë të lidhur me një paraardhës të përbashkët, që ka jetuar në Afrikë para 100,000 vjetësh. Projekti gjeografik botëror (World Genographic Project) ka testuar haplogrupet në mbarë botën dhe, deri vonë, nuk ka pasur arsye për alarm, derisa zbuloi se, rreth 4000 – 6000 vjet më parë, një grup i vogël i ADN-së jo të rëndomtë ishte futur te popullsia e Danimarkës. Gjenetikët këtë e kanë quajtur “Haplogrupi I1” dhe nuk e kanë idenë se nga erdhi ai. Ai haset vetëm te popujt nordikë dhe, në një masë më të vogël, edhe te popujt që kanë qenë të okupuar nga nordikët, sikur që është Anglia, apo Irlanda. Asnjë grup tjetër njerëzish në Tokë nuk e ka këtë ADN, nëse nuk ka pasur kontakt me skandinavët. Ajo ka rëndësi për dukjen e nordikëve. Të gjithë evropianët e tjerë, si dhe shumica e njerëzve, gjenden haplogrupet R, R1a, ose R1b.

Ja disa dëshmi tjera se nordikët janë një pjesë alienë: Mund të tolerojnë klima ekstreme, të cilat janë të padurueshme për njerëzit e tjerë Janë njerëz tepër fizikë, duke pasur shpesh një fuqi të madhe. Kanë pamje krejtësisht të ndryshme krahasuar me evropianët e tjerë 95% prej tyre janë ateistë. Janë tepër inteligjentë, me një shkallë të leximit prej 100% Kanë qenë në gjendje që të udhë- tonin rreth globit duke u bazuar vetëm në bazë të yjeve – nga memoria) Janë të aftë që të flasin shumë gjuhë botërore. Nuk mund t’u qëndrojnë rrezeve të diellit, gjë që bën me dije e se ata nuk kanë evoluuar në Tokë. 

(Kosova Sot)