Rrëmbimet nga demonët!

  • 21 February 2017 - 21:13
Rrëmbimet nga demonët!

Rrëmbimet e njerëzve nga demonët, besuat apo jo, janë reale. Ato mund të ndodhin kurdo, kudo, por megjithatë duket se ka një rregull pak a shumë të caktuar. Pjesa më e madhe e viktimave kanë deklaruar se në fillim kishin parë një dritë, apo disa drita nga dritarja. Më pas, nëpër mur në shtëpi hyn një “prani”, apo duket duke qëndruar afër shtratit. Këto raste përfshijnë edhe paralizimin, kur viktima nuk është në gjendje të flasë, apo lëvizë. Demonët, të cilët disa i konsiderojnë gabimisht për jashtëtokësorë, më pas i marrin viktimat dhe i fusin në disa fluturake që rrinë pezull.raporton Gazeta Kosova Sot

Aty ua heqin njerëzve të gjitha rrobat dhe i vendosin në tavolina të eksperimenteve. Në njerëzit e rrëmbyer më pas bëhen eksperimente të shumta, kryesisht gjinekologjike, duke marrë mostra të ndryshme, sikur gjakun, urinën, spermën dhe inde të tjera. Ndonjëherë futen implante të ndryshme në trup. Ka pasur raste kur viktima është detyruar të bënte seks me ndonjë njeri tjetër, të rrëmbyer, apo me ndonjë krijesë demonike. Viktimave u përcillen mesazhe telepatike, duke u thënë se ata i kanë zgjedhur për të mirë, dhe se njerëzit janë krijuar nga këto krijesa (demonët, engjëjt e përzënë). Shumë nga njerëzit e rrëmbyer kanë treguar të kenë parë dhoma me hibridë njerëzorë (gjysmë demonë, gjysmë njerëz). Më pas viktima kthehet në shtëpi, në të shumtën e rasteve tepër i traumatizuar dhe me pak, apo aspak rroba.

Atyre nuk u kujtohet menjëherë se çka kishte ndodhur, por memoria u kthehet dalëngadalë. Por, të gjitha viktimat thuajse kanë shenja dhe ndiejnë dhembje në pjesën gjenitale. “Rrëmbimet janë seri e ngjarjeve komplekse dhe e procedurave ndaj personave të rrëmbyer, të cilët nuk janë të aftë që të kundërshtojnë”, thuhet midis të tjerash në raportin e Qendrës për kërkime të rrëmbimeve. Shtrohet pyetja, pse demonët rrëmbejnë njerëz? Shumica e ekspertëve të krishterë janë të mendimit se demonët e bëjnë një gjë të tillë, për ta krijuar një racë të përzier, të demonëve dhe njerëzve, për ta populluar botën me të. Ata thonë se nuk kemi të bëjmë me alienë, por me “nephilim”! Ata ishin në Tokë edhe më parë, janë tani dhe do të shihen në Tokë edhe në të ardhmen. A jeni të përgatitur për t’u bërë ballë atyre? 

(Kosova Sot)