Në ADN gjendet porosia nga Zoti!?

  • 09 July 2015 - 18:37
Në ADN gjendet porosia nga Zoti!?

Zotin nuk mund ta njohim vetëm duke studiuar natyrën, të krijuar nga ai, por edhe duke studiuar trupin tonë. Kërkuesit nga Universiteti i Harvardit kanë bërë me dije se kanë zbuluar atë që mund të jetë mesazh nga Zoti, i shkruar brenda gjenomit të njeriut. Në një pjesëz të vogël, pak të studiuar të ADN-së, shkencëtarët kanë gjetur të shkruar në gjuhën e vjetër aramaike, fjalët me të cilat Zoti e konfirmon ekzistimin e tij, si dhe rolin e tij në krijimin e jetës në Tokë. Kemi të bëjmë me një dëshmi të palëkundur. Ky mesazh u zbulua pasi shkencëtarët vërejtën karakteristika të çuditshme matematikore që paraqiteshin në disa pjesë të gjenomit.
“Ne e dinim se këto karakteristika nuk paraqiteshin vetvetiu”, thotë Charles Watson, kryesuesi i këtij punimi, “por nuk mund ta gjenim një shpjegim logjik për këtë”. 

(Kosova Sot)