Sot ndodh ekuinoksi pranveror, dita barazohet me natën - Planeti X - Kosova Sot
 Sot ndodh ekuinoksi pranveror, dita barazohet me natėn

Sot ndodh ekuinoksi pranveror, dita barazohet me natėn

Sot ndodh fenomeni i ekunoksit pranveror, ku dita barazohet me natën.

Ekuinoksi është çasti në të cilin Dielli ndodhet pingul mbi ekuatorin e Tokës dhe vendndodhjen e dukshme të Diellit në atë çast. Thuhet edhe ‘kur dielli bie në pus’, domethënë pasqyrimi i diellit në një pus, fenomen që nuk ndodh dhe nuk mund të verifikohet në asnjë paralel tjetër tokësor.

Fenomeni astronomik për këtë vit nis në orën 10.28 minuta. Ndërsa në vjeshtë do të ndodhë më 22 shtator në orën 20.02 minuta. Ndërsa në hemisferën e veriut ndodh ekunoksi pranveror, në hemisferën e jugut nis vjeshta.

Dita e parë e pranverës do të zgjasë 12 orë e pesë minuta, Dielli do të lindë në orën 5 e 39 minuta, ndërsa do të perëndojë në 17 e 44 minuta. Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur me kalendar fillon vera.

(Kosova Sot)

 

20 orë e 51 minuta më parë